Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Filmi “Gjeneral Gramafoni” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” Tiranë

FTESË 🗣

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “Gjeneral Gramafoni”. 📽

Të martën, më 25 qershor 2024 🗓, ora 20:00 ⏰, Teatri dhe Kinemaja Verore pranë DPA-së nis një sezon të ngjeshur artistik, që përmes kinematografisë shqiptare do të risjellë kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut për liri. 🇦🇱

“Gjeneral Gramafoni”, realizimi i regjisorit Viktor Gjika më 1978-n 🎬, çel repertorin e filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së, në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Jetësimi i kësaj nisme vjen në sajë të bashkëpunimit të DPA-së me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). 🤝

Date

25/06/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.