Filmi “Into the beat” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë
Merr miqtë dhe eja në kinema! Të mërkurën, më 6 mars ora 18.00 të ftojmë në filmin e parë për këtë vit
“Into the Beat” në Qendrën e Artit „Agimi“
– gjermanisht me titra shqip –
Hyrja e lirë
Ju mirëpresim!
//
Ëndrra e madhe e balerinës tejet të talentuar Katya është të marrë një bursë studimi nga Akademia e Baletit të Nju Jorkut. Plot energji ajo përgatitet për audicionin, shanset duket se janë të mira.
Por kur takon një grup kërcimtarësh të hip-hopit entuziazmohet për këtë stil kërcimi të panjohur për të: pa rregulla, plot pasion dhe emocione. Mbi të gjitha ka ndjenja për Marlonin, kërcimtarin e ndrojtur të grupit. Së bashku planifikojnë të marrin pjesë në një audicion të Sonic Tigers, trupës Streetdance me famë botërore.
Rikthimi në botën e rreptë të baletit i duket i pamundur. Për këtë së pari i duhet të bindë të atin, Viktorin, – një balerin i famshëm, për të cilin rruga e së bijës është e përcaktuar me kohë.