Filmi ukrainas “A house made of splinters” te Akademia e Filmit “Marubi”

Një vit nga fillimi i pushtimit të plotë të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, Ambasada e Ukrainës në Shqipëri dhe Akademia e Filmit & Multimedias Marubi ju ftojnë ta shënoni këtë ditë me shfaqjen e filmit ukrainas A HOUSE MADE OF SPLINTERS ( 2022), me regji të regjisorit danez Simon Lereng Wilmont, krijuar me mbështetjen e Agjencisë Shtetërore të Ukrainës për Çështjet e Kinemasë,
të martën më 28 shkurt, në orën 19:00. në Akademinë Marubi

NJË SHTËPI E BËRË NGA SHKËPENCA është e nominuar për Oscar. Dokumentari i Simon Lereng Wilmont do të konkurrojë në nominimin për filmin më të mirë dokumentar me metrazh të gjatë më 12 mars 2023.
A HOUSE MADE OF SPLINTERS është tashmë filmi i dytë i regjisorit danez, i cili është xhiruar në Ukrainë. Pas suksesit të filmit LËHJA E LARGËT E QENVE, regjisori iu rikthye temës së pasojave afatgjata të luftës, para së gjithash – për fëmijët, të cilët janë pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Filmi “A House Made of Splinters” tregon për sfidat dhe tragjeditë që kalojnë tre fëmijë në një strehë në një qytet të vijës së parë në Ukrainë. Heronjtë e filmit janë edhe edukatorë, punonjës të shërbimit social, të cilët përpiqen të krijojnë kushte komode dhe të sigurta për fëmijët në kushtet e tmerrshme të luftës.
#QëndroniMeUkrainë!
Hyrja falas
Filmi do të shfaqet në gjuhën origjinale, me titra anglisht dhe shqip.

Date

28/02/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Akademia "Marubi"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.