
Filmi “Zonja nga qyteti” te Kinemaja Verore e DPA-së
“Teto Ollga” vjen në Kinemanë Verore të DPA-së 📽
Cili është 📽️ filmi shqiptar, batutat e të cilit janë pjesë e të folurës sonë të përditshme 🗣️, të memorizuara fjalë për fjalë?! Përgjigjen e kemi në majë të gjuhës: “Zonja nga qyteti”! 😍
Të hënën, 16 qershor 🗓, ora 20:00⏰, ju presim për takimin tonë të radhës në 🎬 Kinemanë Verore 😍 me këtë komedi kult.
Ky realizim i regjisorit të ndjerë, Piro Milkani më 1976-n 🎬, është pjesë e repertorit të përzgjedhur në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), në kuadrin e një sezoni artistik të Kinemasë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), që i dedikohet posaçërisht komedisë shqiptare.
Rezervo ulësen në aplikacionin teater.arkiva.gov.al. 📱🔍
📍DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë
Hyrja është e lirë. 🤗
#ArkivatFrymëzojnë
#ZonjangaQyteti
#KinemajaVerore
#DPA
#AQSHF
#OpenAirCinema
