Forumoteka – Filmi dokumentar “Dy “A” të mëdha – (Adivija dhe Akaki)”
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me skenaristin dhe regjisorin Ylli Pepo, sjell në #COD 🎬 filmin dokumentar “Dy “A” të mëdha – (Adivija dhe Akaki)”.
🎞️ Regjisori Martin Scorsese do të thoshte se “historia e xhirimit të një filmi shpesh është po aq interesante sa vetë filmi”… ky është edhe lajtmotivi i këtij filmi dokumentar, i cili flet për historinë e veçantë të 📽️ xhirimit të filmit “Skenderbeu”, duke u përqendruar tek dy figurat kryesore të tij, Gjergj Kastriot Skënderbeut, të interpretuar nga artisti i famshëm gjeorgjian, Akaki Horava, dhe të Mamicës, të interpretuar nga artistja shqiptare Adivie Alibali.
📍 COD | 15 tetor 2024 | 17:00