Fundjavat e vjeshtës Korçë
Vijojnë fundjavat e bukura të vjeshtës në Korçë!
Qyteti mbushet sërish me tinguj muzike, ritme që të ftojnë të kërcesh dhe një atmosferë që të bën ta shijosh çdo moment. Nga Zona Këmbësore te Pazari i Vjetër, këtë fundjavë ju presin dy ditë plot gjallëri, muzikë dhe energji pozitive.
❤️ Merrni miqtë, familjen dhe ejani të kalojmë së bashku një tjetër fundjavë të bukur në Korçë!
Korça është vendi ku vjeshta merr tingullin e saj! 🍁