
Gaza: Lebensraum-i si shpjegim i genocidit nga Klejd Këlliçi te Berk
Gaza: Lebensraum-i si shpjegim i genocidit
📍 Berk
📅 11 Qershor 2025, ora 19:00
🎙 Bisedë me Klejd Këlliçin
Çfarë lidhje ka koncepti i “Lebensraum”-it me realitetin në Gaza sot? Si përdoren teoritë e hapësirës jetike për të justifikuar dhunën sistematike dhe përjashtimin total të një popullsie të tërë? Në këtë bisedë publike, studiuesi Klejd Këlliçi do të eksplorojë mënyrën se si diskurset koloniale dhe praktikat gjeopolitike të shekullit XX rifillojnë në mënyra të reja për të legjitimuar shkatërrimin e një territori dhe të një populli.
Duke u mbështetur në analiza historike, filozofike dhe politike, diskutimi synon të ofrojë një kuadër më të thelluar për të kuptuar kontekstin e tanishëm të Gazës – përtej lajmeve dhe kronikës së përditshme, si pjesë e një projekti më të gjerë që artikulohet përmes termave si “siguria”, “mbijetesa” apo “ekspansioni”.
Pjesëmarrësve do t’u jepet gjithashtu një përzgjedhje shkrimesh bashkëkohore, në prozë dhe poezi.
