“Gegnisht Festival” Shkodër
Kur vjen momenti me nda ftesat, puna nuk ka mbaru; përkundrazi, atëherë fillojnë dyshimet e ankthi, nëse festivali ka me marrë formën që ke imagjinue, e nëse secila pjesë e këtij mozaiku ka me mujt me gjet vendin e vet.
E megjithat, tashi asht momenti me ju ftue me ardhë në Festivalin GEGNISHT e me e nda bashkë festën e gegnishtes. Kjo gjuhë nuk asht nji rrelike që po e ruejmë prej pluhnit a ciflsosjes, por nji frymë e gjallë që prej shtatë shekujsh jeton në gojën e njerëzve, në letërsi, në kangë e në kujtesën tonë.
Ejani me u ba pjesë e kësaj feste të fjalës, që vazhdon me folë edhe sot me të njajtën gjallni.
Linku i lokacionit si më poshtë: