Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Java Kulturore Gjermane – Prezantim i librit “The Red that Longs to Soften into Rose”

Programi publik i Homeward vijon më 4 tetor 2025 prej orës 11:00 me prezantimin e librit të Alketa Ramaj të titulluar “The Red that Longs to Soften into Rose”. Artistja pjesëmarrëse në ekspozitë do të jetë në bashkëbisedim me Tea Çunin e biseda do të zhvillohet në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Libri “The Red that longs to soften into Rose” është konceptuar gjatë fellowship-it pranë Junge Akademie Berlin (2024).

Libërthi eksploron serinë e vizatimeve të artistes ku vetë trupi, gjestet dhe e vetëdijshma dhe e pavetëdijshmja, bëhen pjesë e një procesi krijues që materializohet tek vizatimi si metodë çmësimi, zhbërjeje dhe transformimi i identiteteve të formësuara.

Eventi organizohet në kuadër të Javës Kulturore Gjermane (JKN).

Programi publik realizohet nga Fondacioni Art House në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Date

04/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

Biblioteka Shkencore e Universitetit "L.Gurakuqi" Shkodër

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.