Java Kulturore Italiane – Koncert nga Mario Biondi në Tiranë
Një mbrëmje ku jazz-i italian merr jetë përmes zërit unik të Mario Biondi. ✨🎷
Një nga emrat më të njohur të soul dhe jazz-it italian, artisti me famë ndërkombëtare ka performuar në skena prestigjioze në mbi 50 vende të botës, duke fituar publikun me timbrin e tij të veçantë dhe stilin elegant. 🇮🇹🎶
Ky koncert vjen edhe si një festim i 20-vjetorit të hitit ikonik “This Is What You Are”, kënga që e bëri Mario Biondi të njohur globalisht dhe që vazhdon të mbetet një klasik modern i soul-it. 🎙️✨
Mes melodive elegante, nostalgjisë dhe energjisë së skenës italiane, publiku do të përjetojë një udhëtim muzikor që premton të mbetet gjatë në kujtesë.
🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!♥️