Java Kulturore Kineze – Ekspozita “Friends/Art & History” me artistë shqiptarë dhe kinezë

Nga 23 deri më 29 Shtator, Galeria e Artit të Tiranës do të presë ekspozitën “MIQTË / Art & Histori”.

Kjo ekspozitë, ideuar për të festuar 75-vjetorin e miqësisë mes dy vendeve Kinës dhe Shqipërisë, na fton në një udhëtim të bukur në dialog me miqësinë, artin dhe traditën.

Miqësitë na ndihmojnë të çmojmë dhe të respektojmë kulturat e njëri-tjetrit, duke nxitur bashkëpunime përtej kufijve dhe duke u mbështetur fuqimisht tek arti, që na frymëzon të gjithëve.

Këto vepra të realizuara në mediumin e akuarelit , nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaocheng , Rick Huang, Wang Hai Tao , Hu Xiaoxing ,Hong Shan etj , 

na sjellin  afër natyrën dhe  pejsazhin kulturor, folklorin aq intrigues të vëndit të  tyre, 

me teknikat  tradicionale të akaurelit , por  njëkosisht dhe  shijen e peisazheve  e kostumet shqiptare, vepra të cilat artistët  kinezë krijuan gjatë aktiviteteve artistike në Shqipëri, ku ato kanë qenë të ftuar.

Me po kaq  emocion  na afrohet dhe  natyra e peizazhit kinez përmes syve dhe duarve të mjeshtrit shqiptar, Helidon Haliti, që u realizoi  gjatë udhëtimeve të tij në Kinë.

Arti si një mjet i mrekulleshëm lidhës mes njerzve dhe vëndeve na tregon se ne këtë rrugëtim kemi qënë në gjëndje të ruajme në kujtesën tonë të përbashkët , momente të  çmuar nga takimet e  mëparshme .

Date

23 - 29/09/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

"Galeria e Artit Tirane"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.