Java Kulturore Kombëtare – Ekspozitë për Ismail Kadarenë te Biblioteka Kombëtare
Në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë 2026 dhe në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpinë Studio KADARE, sjellin ekspozitën “Kosova e Kadaresë”.
➡️ Dorëshkrime, korrespondenca, botime të rralla dhe dëshmi dokumentare zbulojnë dimensionet historike, letrare e shpirtërore të lidhjes së shkrimtarit me Kosovën.
📅 24 nëntor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
ℹ️Dorëshkrimet dhe letrat janë nga fondi personal i Kadaresë dhe ekspozita bëhet në bashkëpunim me trashëgimtarët e shkrimtarit.