Java Kulturore Kombëtare – Koncert me krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë te Universiteti i Arteve
Ditën e Martë, datë 24 Nëntor, ora 19:00, në hollin e Universitetit të Arteve do të mbahet një koncert i veçantë dedikuar krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë për vokal dhe shoqërimi instrumental.
Koncerti do të sjellë premiera botërore të pedagogëve Endri Sina, Haig Zacharian, Aulon Naçi, Kris Sopiqoti dhe Erli Lila, sikurse dhe të kompozitorit të mirënjohur Aleksandër Peçi.
Ndërkohë që interpretimi i veprave do të realizohet nga artistë të rinj, Alumni të Universitetit të Arteve.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Harlen Nikolli dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit Kulturës dhe Sportit dhe Universiteti i Arteve.