Java Kulturore Kombëtare – Koncerti “Për ty, atdhe” në TKOB
“Për ty, Atdhe” – Një mbrëmje kushtuar Shqipërisë!
Në Ditën e Pavarësisë, kënga dhe vallja shqiptare bashkohen në një festë të traditës, kulturës dhe krenarisë sonë kombëtare.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell në skenën e TKOBAP-së koncertin festiv “Për ty, Atdhe”, me pjesëmarrjen e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Shoqatës Kulturore “Bashkimi” nga Zvicra.
Një mbrëmje që bashkon shqiptarët përmes tingujve, valleve dhe trashëgimisë sonë të përbashkët.
28 Nëntor 2026
Ora 19:00
Skena e TKOBAP-së
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni!✨