Java Kulturore Kombëtare – Koncerti “Quartet in Colors” te TKOB
Në ditët kur festojmë identitetin dhe kulturën tonë kombëtare, kemi kënaqësinë të mirëpresim në Teatrin e Operës dhe Baletit “Reverie Quartet”, me artistë të Filharmonisë së Kosovës.
Koncerti “Quartet in Colors”, pjesë e festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, sjell për publikun e Tiranës një program me vepra të M. Mengjiqit, R. Bassett dhe P. I. Tchaikovsky.
Në interpretimin e:
Visar Kuçi – Violinë I
Rron Bakalli – Violinë II
Vesa Doli – Violë
Arian Zherka – Violonçel
Ju presim të ndajmë së bashku emocionet e këtij takimi muzikor!
30 nëntor 2026
Ora 18:00
Holli koncertor i TKOBAP-së