Java Kulturore Spanjolle – Filmi “Shkëndijat”

“SHKËNDIJAT” (Los destellos) është filmi spanjoll që vjen, në kuadër të Kinemasë Spanjolle, me regji të Pilar Palomero.

E kaluara nuk zhduket gjithmonë me kalimin e kohës. Ndonjëherë, mjafton një moment për t’u përballur sërish me të dhe për ta parë jetën me një perspektivë të re.

Filmi rrëfen historinë e Isabel, jeta e së cilës merr një kthesë të papritur kur vajza e saj, Madalen, i kërkon të vizitojë rregullisht Ramón-in, ish-bashkëshortin e saj, i cili është i sëmurë. Pas pesëmbëdhjetë vitesh larg njëri-tjetrit, Isabel përballet sërish me pakënaqësitë dhe plagët e një marrëdhënieje që mendonte se e kishte lënë pas. Por, ndërsa kujdeset për Ramón-in në një nga momentet më të brishta të jetës së tij, ajo nis ta shohë ndryshe të kaluarën, duke gjetur një mënyrë të re për t’u pajtuar me të dhe për t’u përqendruar te e tashmja.

🏆 Filmi ka marrë vlerësime dhe nominime në disa prej eventeve më të rëndësishme të kinematografisë spanjolle, përfshirë çmimet Goya, Gaudí dhe Forqué, si dhe Festivalin e Filmit në San Sebastián dhe çmimet Feroz.

📅 12 nëntor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Kinema “Agimi”, Tiranë
🎟️ Hyrja e lirë!

__________

🎬 “SPARKS” (Los destellos) is the Spanish film coming as part of Spanish Cinema, directed by Pilar Palomero.

The past does not always fade with time. Sometimes, all it takes is a single moment to confront it once again and see life from a new perspective.

The film tells the story of Isabel, whose life takes an unexpected turn when her daughter, Madalen, asks her to visit Ramón, her ailing ex-husband, on a regular basis. After fifteen years apart, Isabel finds herself facing the frustrations and wounds of a relationship she thought she had left behind. However, as she cares for Ramón during one of the most vulnerable moments of his life, she begins to see their past differently, finding a new way to come to terms with it and focus on the present.

📅 12 November 2026
🕕 18:00
📍 “Agimi” Cinema, Tirana
🎟️ Free admission!

Date

12/11/2026
Kategorite

Location

Qendra e Artit "Agimi"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.