Jazz dhe Poezi – Koncert me Eda Zarin dhe Band

ZBULOJMË SËBASHKU TË PËRBASHKËTAT
Ky kombinim i shkurtër fjalësh, lejon dy interpretime të ndryshme: nga njëra anë, përshkruan fillimin e një aktiviteti të përbashkët dhe, nga ana tjetër, synimin për të parë diçka që tashmë është krijuar nga një këndvështrim i ri. Vendosjet e dhjetë poezive të Lasgush Poradecit dhe Heinrich Heine formojnë një urë lidhëse midis romantizmit dhe modernitetit. Edhe personalitetet artistike të shekullit të 18-të kërkonin që bota të poetizohej dhe të këndohej. Por si trajtohet pyetja dhe çfarë thonë poetët dhe muzikantët bashkëkohorë për këtë pretendim absolut të poezisë dhe muzikës? Çfarë kuptimi merr një mendim i tillë romantik në krijimtarinë e artistëvë me prejardhje nga kultura e origjina të ndryshme në një projekt të till multikulturor dhe dygjuhësore? Titulli i koncertit, na zbulon vetë misterin artistik: Fjala dhe tingulli si një “Palimpsest”.
Një palimpsest, si një dokument i lashtë i rishkruar vazhdimisht, krijon një alegori të përshtatshme për – Fjalën dhe Tingullin! Muzikalisht Eda Zari ndihet si në shtëpinë e saj në varietetet e xhazit, muzikës kinematografike dhe world music. Koncerti dhe Albumi, mund të shijohen si një palimpsest tingullor. Artistja, përjetimet i këndon si një koleksion biografik, si një histori e vazhdueshme dehëse. “Palimpsest” ngrihet mbi një triangël biografike mes Poradecit, Heines dhe Zarit. Është kjo trio krijuese në ekzil – e ndarë dhe lidhur në një trini kohore – e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. “Për mua, bukuria e muzikës është se ajo ekziston me dhe përtej çdo mesazhi verbal. Pastaj, çfarë dëshmish të tjera mund të gjejë një poet për suksesin e vargjeve, apo muzikëthurësi për kompozimet, përveç përputhshmërisë muzikore të tonit me fjalën?” – thotë Zari.
32 vitet e Eda Zarit mes shqipes dhe gjermanishtes tashmë, na sjellin “një shkëlqim të fshehtë” brenda “Palimpsestit” të mendjes dhe zemrës – Lasgush Poradeci dhe Heinrich Heine.“Jeta ime është një Palimpsest, poaq dhe e jotja” – thotë Zari!
Tekstet, biografitë dhe poezitë si dhe informacionet mbi temën përkatëse e bëjnë këtë koncert një përvojë të veçantë. Programi artistik është realizuar nga Henning Jung, Eda Zari (Kaba Music Prod.) dhe Dr. Florian Kienzle (Ludwig-Maximilians-Universität München – Katedra e Albanologjisë).
Biletat sigurohen përmes:
Email: info@myticket.al
Tel. (+355) 674055500
TIRANË, SALLA E KISHËS ORTODOKSE
Tags:

Date

28/10/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

07:00

Location

Kisha Orthodhokse
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart