Jehonat e Kujtesës – Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar – Lekë Tasi
MUZEU KOMBËTAR I PËRGJIMEVE “SHTËPIA ME GJETHE” dhe Galeria Kombëtare e Arteve prezantojnë:
Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar
15 korrik, Ora 20:00
Lekë Tasi
Nis cikli i bashkëbisedimeve publike kushtuar artistëve shqiptarë të censuruar, të persekutuar ose të privuar nga e drejta për të krijuar gjatë regjimit komunist.
I ftuari i parë është Lekë Tasi (1929), muzikant, piktor dhe shkrimtar, një nga figurat më të veçanta të kulturës shqiptare. Pas rreth njëzet vitesh si violonçelist në Teatrin e Operës dhe Baletit, ai u internua për pesëmbëdhjetë vjet për arsye politike, duke iu mohuar e drejta për të ushtruar profesionin dhe për të krijuar.
Në një bashkëbisedim me Genti Gjikolën nga Galeria Kombëtare e Arteve, Lekë Tasi do të ndajë rrugëtimin e tij artistik, përvojën e internimit dhe reflektimet mbi artin, lirinë e shprehjes dhe kujtesën.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Jehonat e Kujtesës”, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve.
Date
- 15/07/2026
Location
- Muzeu "Shtepia me gjethe"