Jehonat e Kujtesës – Monologu “Andërr/Zgjandërr” te Muzeu “Shtëpia me Gjethe” Tiranë
Një mbrëmje kushtuar kujtesës, qëndresës dhe fuqisë së dëshmisë.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, në kuadër të programit “Jehonat e Kujtesës”, ju fton në monologun “Andërr / Zgjandërr”, bazuar në veprën e At Zef Pllumit.
Një interpretim artistik i aktorit të mirënjohur Arben Derhemi, me muzikë të kompozitorit Aulon Naçi, interpretuar në piano, që sjell në skenë jetën, vuajtjen dhe forcën shpirtërore të një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të diktaturës komuniste në Shqipëri.
🎭 Monolog: Arben Derhemi
🎹 Kompozitor: Aulon Naçi
📅 13 Korrik 2026
🕣 Ora 20:30
📍 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Tiranë
Date
- 13/07/2026
Location
- Muzeu "Shtepia me gjethe"