Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Kino-Klub te “Art House”

Takimi i parë filmik i Kino-Klubit, filloi me koordinatat e Vitit Zero, në një Ishull X, pranë një Deti Y,
ku banon një ruajtës rendi, një “pusher”, një dukeshë, një prostitutë, një shërbëtor dhe një prift jeremi.
Rendi i qetë e apatik i jetës së tyre trazohet kur valët e detit sjellin trupin me tipare androgjene të një djaloshi të quajtur Kaspar Hauser.
Çdo gjë rreth tij destabilizohet, e siç duan intrigat e shoqërive të vogla e të izoluara,
një dozë e shfrenuar me fantazi e komplote ksenofobike thuren rreth figurës së mistershme,
aq sa të papërlyer, të djaloshit veshur me “Adidas”.
Ky takim i dytë spostohet në një rrafsh simbolik më të aksesueshëm, por jo më pak të ngërthyer nga influenca që ushtron kinofilia, në këtë rast, mbi destinin e subjekteve.
I prodhuar në vitin 1993, e pa ndonjë sukses të madh komercial, “True Romance” u realizua me regji të Tony Scott dhe skenar të Quentin Tarantino-s,
fundi i zymtë i të cilit, ndryshoi radikalisht në versionin përfundimtar.
Filmi rrëfen historinë e dashurisë midis një djali që jeton i rrethuar nga pasioni për librat “comics” e filmat “kung fu”,
dhe një “call girl”, e cila njihet me të në një kinema thuajse të boshatisur, natën e ditëlindjes së tij.

Filmi: True Romance, 1993
Regjia: Tony Scott

Date

22/04/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

"Shkodra Arthouse"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.