
KinoDialog: Dëgjesë Publike për Kinematografinë dhe Audiovizualin te Kinemaja, Piramida e Tiranës
🎬 KinoDialog: Dëgjesë Publike për Kinematografinë dhe Audiovizualin
E ardhmja e kinemasë dhe audiovizualit: sfida, vizion dhe mundësi
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ju fton në një dëgjesë publike me komunitetin e kinematografisë, audiovizualit, industrive kreative dhe publikun e gjerë, për të diskutuar së bashku mbi sfidat, reformat ligjore dhe drejtimet e ardhshme të këtij sektori.
🗓️ Data: 2 qershor
🕒 Ora: 11:00
📍 Vendi: Kinemaja, Piramida e Tiranës
🎤 Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të industrisë së filmit dhe medias, regjisorë, producentë, studiues, studentë dhe dashamirës të kinemasë shqiptare.
🔊 Zëri juaj ka rëndësi – Ejani të kontribuojmë së bashku për një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e kinemasë dhe audiovizualit në Shqipëri.
