“Klubi i Shkrimit” te “Aleanca LGBT”

Kemi nevojë për idetë dhe kreativitetin tuaj fantastik!🌈

Një nga idetë që gjeneruam nga diskutimi për Pride ishte krijimi i një kënge që ne na përfaqëson. Duke qenë se një proces i tillë do të na kërkojë si fillim ndarjen e mendimeve dhe ndjesive të gjithësecilit për komunitetin ku bëjmë pjesë, menduam që si fillim të provonim të shpreheshim nëpërmjet shkrimeve të lira letrare, nga ku më pas mund të gjejmë një sfond të përbashkët për krijimin e tekstit të këngës.
🏳️‍🌈🎶

Megjithatë kjo është një thirrje për të gjithë ata që kanë një ide për realizimin e mëtejshëm të këngës dhe për mundësimin e krijimit të një rrjeti ku ne mund të diskutojmë më tej ndarjen e detyrave për ata që kanë dëshirë të bëhen pjesë.

Gjithashtu nëse keni një poezi, një ese apo çfarëdolloj shkrimi letrar të gatshëm që ka të bëjë me të qenurit pjesë e një komuniteti si i yni, jeni shumë të mirëpritur t’i ndani me grupin. 🤩

Shihemi nesër, më 15 shkurt, në orën 16:00, @Aleanca LGBT.

Date

15/02/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

"Aleanca LGBT"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.