KO:LAB Thirrje për filma të shkurtër

Hapet thirrja për edicionin e parë të KO:LAB Pitching Call for Regional Short Projects!
Kjo nismë organizohet nga KO:SH Film Fest, festivali më i vjetër dedikuar filmit të shkurtër në Shqipëri. KO:LAB fton të gjithë regjisorët dhe skenarorët nga rajoni të bëhen pjesë e platformës më të re të pitching për projekte me metrazh të shkurtër.
Shtetet pjesëmarrëse: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Greqi dhe Bullgari.
Kohëzgjatja e projektit: Maksimumi 30 minuta.
Faza e zhvillimit: Pranohen projekte në çdo fazë zhvillimi apo prodhimi.
Ekipi: Prania e një producenti është e mirëpritur, por jo e detyrueshme (mund të aplikoni edhe vetëm si regjisor).
Materialet e nevojshme: Mjafton një treatment (1–3 faqe), logline, sinopsis, vizioni i regjisorit, buxheti i parashikuar dhe portofoli i punëve të mëparshme (skenari i plotë është opsional).
Së shpejti do të publikohen edhe detajet mbi çmimet për projektet fituese dhe emri i mentorit!
Njoftimi i fituesve: Fillimi i muajit tetor.
Deadline: 20 Shtator
Për çdo pyetje apo kërkesë për informacion, kontaktoni në [email protected].

Date

13/09/2026
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.