Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH ne Elbasan
Në përmbyllje të këtij sezoni artistik Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar do të mbajë një koncert në hollin e saj “Gjon Simoni” në RTSH, Tiranë, nën drejtimin e drejtorit të saj artistik Aurélien Azan Zielinski. I ftuar violinisti i mirënjohur shqiptar Ermir Abeshi.
Në program Simfonia më e njohur e repertorit shqiptar, ajo e kompozitorit të madh Çesk Zadeja, Fantazia Skoceze nga Max Bruch në premierë shqiptare me orkestër, si dhe uvertura e famshme “Koriolan’ nga Beethoven.
Koncerti do të mbahet në datë 12 korrik dhe në qytetin e Elbasanit, në Teatrin “Skampa”.
Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, vjen më afër jush!