Koncert nga Robert Bisha “Dëgjo Mjedën”

DËGJO MJEDËN

Homazh për Ndre Mjedën

Një mbrëmje ndërdisiplinore kushtuar figurës poliedrike të Ndre Mjedës, poet, intelektual, politikan dhe meshtar, një prej personaliteteve të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.

Bashkia Vau-Dejës, nën drejtimin e kryetarit Kristian Shkreli dhe me drejtimin artistik të Altina Ndrekaj, i beson artistit Robert Bisha krijimin e një projekti origjinal, ku muzika korale, kompozimet origjinale, interpretimi skenik dhe kërcimi bashkëkohor ndërthuren.

Robert Bisha sjell një rilexim bashkëkohor të veprës dhe mendimit të Ndre Mjedës, duke ndërthurur tingullin, fjalën dhe lëvizjen në një përvojë artistike që nxjerr në pah vlerat poetike, kulturore dhe shpirtërore të trashëgimisë së tij.

«Dëgjo Mjedën» është pjesë e ciklit artistik të ideuar nga Robert Bisha, përmes të cilit artisti u kushton vëmendje krijuesve që i konsideron të rëndësishëm në kulturën kombëtare dhe ndërkombëtare. Cikli nisi me piktorin Ibrahim Kodra dhe vijon me autorë të tjerë, trashëgimia artistike dhe intelektuale e të cilëve vjen përmes qasjes zanore.

16 Nëntor
ora 16:00
Qëndra muzeale “Ndre Mjeda”, Kukël.
Hyrja e lirë.

Date

16/11/2026
Kategorite

Location

Qendra muzeale "Ndre Mjeda", Kukël, Vau i Dejës

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.