Koncert recital “Prelud i një rruge” nga pianistja Norena Gaxha te Holli Koncertor i TKOBAP

“Prelud i një rruge” 🎹

Më 16 shtator, në Hollin Koncertor të TKOBAP, do të prezantohet në recital pianistja e re Norena Gaxha, nxënëse e klasës së tetë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, e cila prej një viti punon nën drejtimin tim pedagogjik.
Ky recital është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e saj të parë artistik, fryt i një viti pune të madhe me përkushtim dhe rritjeje muzikore.
Programi ndërthur muzikën shqiptare, me vepra të kompozitorëve të njohur Vasil S. Toles dhe Klodian Qafoku, dhe me repertorin pianistik klasik si: Joseph Haydn, Frédéric Chopin, Xaver Scharwenka dhe Franz Liszt, ky i fundit në një përshtatje për piano nga Randall Compton.
Mbrëmja do të pasurohet edhe nga pjesëmarrja e këngëtarëve lirikë Erando Marku dhe Enriko Pepa, nën drejtimin pedagogjik të Ema Kançi si dhe nga pianistja e talentuar Oneila Llanaj.

📍 Holli Koncertor i TKOBAP
📅 16 shtator 2026 | ora 20:00
Mirë se të vini! 🎶

Date

16/09/2026
Kategorite

Location

Holli i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.