Koncert “Tingujt nën portën e kalasë” në Elbasan

TINGUJ NËN PORTËN E KALASË

Më 25 gusht, muzika bashkëkohore takohet me historinë në një prej hapësirave më karakteristike të Elbasanit.

Orkestra e Bashkisë Elbasan, nën drejtimin e dirigjentit Antonio Pine, vjen për publikun elbasanas me një repertor të ri dhe modern, ku eleganca e harqeve ndërthuret me ritmet dhe tingujt e muzikës bashkëkohore.

Një mbrëmje që synon ta sjellë orkestrën më pranë publikut dhe t’i japë një frymë të re jetës artistike të qytetit, duke bashkuar muzikën, historinë dhe trashëgiminë në të njëjtën skenë.

🎼 Dirigjent: Antonio Pine
🎙️ Moderatore: Atalanta Kërçyku

📅 25 Gusht 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Sheshi Gensher – Porta e Kalasë, Elbasan

Organizon: Drejtoria e Artit dhe Kulturës, Bashkia Elbasan
Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja.

Muzika bashkëkohore takohet me historinë.

Date

25/08/2026
Kategorite

Location

Sheshi "Gensher" Elbasan

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.