Koncert “Zëri që sfidoi kohën” për 100 vjetorin e Lukë Kaçajt në TKOB
Zëri që sfidoi kohën- Lukë Kaçaj
Në 100-vjetorin e lindjes së Lukë Kaçajt, kujtojmë një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar, artistin që me zërin e tij të jashtëzakonshëm la gjurmë të pashlyeshme në historinë e operës shqiptare.
I njohur si “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçaj nuk ishte vetëm një bas-bariton me përmasa të rralla artistike, por edhe një njeri që përballoi me dinjitet sprova të mëdha jetësore. Talentit të tij të jashtëzakonshëm iu desh të përballej me periudha të vështira, por as koha dhe as sfidat nuk mundën të zbehin trashëgiminë që ai i la kulturës shqiptare.
Më 19 qershor, në orën 20:00, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i kushton një mbrëmje të veçantë këtij artisti të madh, përmes kujtimeve, muzikës dhe homazhit për një zë që vazhdon të jehojë përtej kohës.
Një mbrëmje për të nderuar artistin. Një mbrëmje për të kujtuar njeriun. Një mbrëmje për zërin që sfidoi kohën.🤍
🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!