Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Koncerti i Kuintetit të “ Accademia dei Cameristi” te Teatri “Petro Marko”Vlorë

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dhe @iictirana, nën patronazhin e @mic_italia dhe @siae_official, kanë kënaqësinë të paraqesin Koncertin e Kuintetit të “ Accademia dei Cameristi” në ndalesën vlonjate të “Chamber Music International Tour”🎼✨

Në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, katër talente të rinj të koncertizmit italian, violinistët Christian Sebastianutto dhe Paride Losacco🎻
, violistja Benedetta Bucci🎻
dhe violonçelistja Erica
Piccotti 🎻së bashku me pianistin me famë ndërkombëtare Manuele Torquati 🎹,do të interpretojnë dy vepra të muzikë se gjysmës së pare të shekullit XX:

🎼Kuinteti në fa për dy violina, violë,violonçel dhe piano nga
Mario Castelnuovo-Tedesco.

🎼Kuinteti në sol minor për piano dhe harqe nga Dmitri Shostakovich.

📌 Mos e humbni këtë mbrëmje të veçante ku energjia e muzikantëve
të rinj takon magjinë pa kohë të muzikës së dhomës!

🗓️ 9.10.2025

🕖 19:00

📍Teatri “Petro Marko”Vlorë

🪪 Hyrja e lirë!

Date

09/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

Teatri Petro Marko Vlorë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.