Koncerti muzikal “Mullixhesha e Bukur” te Teatri Kombëtar i Operës e Baletit

“Mullixhesha e Bukur” – Die schöne Müllerin🌱
Një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit vjen për herë të parë në skenën shqiptare!

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ju fton të përjetoni një koncert të rrallë, ku muzika e Schubert-it shpalos një histori dashurie të pafat, me një thellësi emocionale që prek çdo shpirt.✨

Një djalosh i ri ndjek rrjedhën e një përroi dhe përfundon në një mulli, ku bie në dashuri me vajzën e mullixhiut.
Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Wilhelm Müller-it, që sjellin një tregim të ndjerë poetik.

🎶Një rrugëtim nga ëndrrat në humnerë, i thurur me delikatesën dhe forcën e muzikës së Franz Schubert-it, bashkon sërish baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi në një natë ku muzika na fton ta ndiejmë çdo notë të saj.

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!

Date

28/06/2025

Time

20:00

Çmimi

Me biletë

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart