Koncerti “Ninullat e Natyrës” nga Çel Ensemble te Teatri Skampa, Elbasan
🎶 “Ninullat e Natyrës”
nga Çel Ensemble vjen në Elbasan, 📍Teatri “Skampa”, me një mbrëmje intime dhe autentike, ku lulet dhe muzika e traditës së Shqipërisë së mesme takojnë tingullin bashkëkohor.
Ky koncert-album këndon me një zë besnik ku gërshetohen muzika dhe idili i natyrës, duke përcjellë për dëgjuesit e sotëm disa prej këngëve të vjetra, më elegante dhe më romantike të Shqipërisë së Mesme. Një ansambël live që ndërthur zemrën e folklorit me pulsime bashkëkohore.
Kjo nismë lindi nga një magjepsje e hershme: Lulja si emblemë universale.
Prodhim i Tek Bunkeri, nën drejtimin artistik të Ron Gjura.
Vokale: Irma Gjura, Greta Zani, Kamela Islamaj
🎶 Çel Ensemble
📍 Teatri Skampa, Elbasan
🗓 28 Maj 2026
🕖 19:00
Ruaj datën dhe takohemi aty!