Koncerti “Palimpsest” në TKOB

“Palimpsest” është një udhëtim në trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50, duke sjellë në jetë krijime origjinale dhe përpunime të këngëve popullore nga kompozitorët Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Një mbrëmje ku historia, kujtesa dhe muzika ndërthuren për t’i dhënë zë një kapitulli të çmuar të kulturës sonë.

Në skenë:
Ardita Bufaj – Piano
Armando Likaj – Bariton
Maida Resulbegoviç – Soprano

E ftuar: Norena Gaxha – Piano

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave: Pedagoge Ardita Bufaj.

Ky projekt artistik realizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, duke sjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë sonë muzikore dhe rëndësinë e ruajtjes e të përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.

Mos e humbisni!✨

Date

25/11/2026
Kategorite

Location

Holli i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.