
Koncerti “Serenatë mbi Liqen” te Shetitorja, Pogradec
📅 20-21 Qershor, 2025
📍Shetitore, Pogradec, Albania
🎶Për herë të parë në qytetin e mrekullueshëm të Pogradecit, buzë liqenit do të mbushet me tingujt e serenatave dhe magjinë e poezisë, në një event të veçantë kulturor që do të sjellë bashkë artistë, turistë dhe vendas. “Serenatë mbi Liqen” është një festë e traditës, artit dhe muzikës, që synon të ruajë dhe promovojë kulturën pogradecare përmes këngëve dhe vargjeve poetike.
Eventi do të zhvillohet në dy netë magjike, më 20 dhe 21 Qershor, me rastin e Ditës së Liqenit. Kjo festë, e cila prej vitesh është ndarë mes Maqedonisë dhe Pogradecit, këtë vit do të mbahet në qytetin tonë, duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike dhe festive.
