Koncerti “Zorba – The Greek” te Pallati i Kulturës “Margarita Tutulani” Berat
“Zorba – The Greek”
tingujt e Mikis Theodorakis udhëtojnë drejt Beratit, për një mbrëmje ku muzika dhe kujtesa bashkohen në një përjetim të rrallë artistik.
I ndërtuar si një rrëfim përmes cikleve më të njohura të krijimtarisë së tij si: “Axion Esti”, “Epitafios”, “Epifania”, “Ta Lyrika, ky koncert sjell në skenë fuqinë e poezisë së Elytis, Ritsose Livaditis.
Në një atmosferë që mbart nostalgjinë dhe shpirtin e gjallë mesdhetar, muzika dhe fjala poetike ndërthuren për të krijuar një përjetim të thellë artistik, në një mbrëmje të rrallë.
Në skenë, artistët e TKOBAP-së, baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi, së bashku me tingullin karakteristik të buzukut nga Panagiotis Lympanovnos, si dhe interpretimin e poezisë nga aktori Xhuliano Brisku, ndërtojnë një univers të gjallë emocionesh që do të keni mundësinë t’i përjetoni në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” Berat.
17 prill | ora 20:00
Ju mirëpresim.
Date
- 17/04/2026
Location
- Qendra Kulturore "Margarita Tutulani" Berat