Konferenca “Dritëhije III” te Muzeu “Shtëpia me gjethe” Tiranë
Të nderuar miq,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën “Dritëhije III”, me datë 27 shtator, ora 09:00. Ky event i cili zhvillohet në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë, do të mbledhë bashkë studiues, kolegë, bashkëpunëtorë, të cilët do të prezantojnë kumtesat e tyre. Qëllimi i kësaj konference është që të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke hedhur dritë mbi regjimin e errët diktatorial dhe duke u fokusuar te trajtimi i historisë, i ngjarjeve dhe i njerëzve me dritëhijet e tyre. Konferenca synon të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik, mbi vendet e kujtesës dhe mbi trajtimin e trashëgimisë komuniste.
Jeni të mirëpritur!
Date
- 27/09/2024
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Muzeu "Shtepia me gjethe"