Konferenca studentore “Gjyshet dhe gjyshërit dhe paradigma e tyre edukuese” te Fakulteti i Edukimit, UAMD

Me datë 22 maj, ora 10.00, Departamenti i Letërsisë dhe Departamenti i Pedagogjisë, nën kujdesin e lektores së kursit “Letërsi për fëmijë”, Dr. Alma Dema, ju ftojnë në konferencën studentore të titulluar “Gjyshet dhe gjyshërit dhe paradigma e tyre edukuese”!
Do të flasim e diskutojmë për tema të tilla si humbja dhe zhgënjimi, vdekja dhe mungesa e njerëzve tonë të dashur, për kujtime të bukura e inteligjencë emocionale…
Do të trajtojmë tema që akoma nuk janë përfshirë në kurrikulën parauniversitare me qëllim që të ndërthurim teorinë dhe praktikën dhe t’i udhëzojmë studentet tona ta përdorin letërsinë për fëmijë me qëllim teorik, praktik, artistik, pedagogjik dhe psikologjik.
Konferenca jonë, e cila do të mirëpresë mbi 30 punime të studenteve të nivelit Bachelor në Mësuesi për Parashkollor, Mësuesi për Arsim Fillor dhe Master i Shkencave në Mësues për gjuhën shqipe dhe letërsinë, do të ketë 5 Key Speakers, të tillë si Dr. Matilda Likaj, Dr. Anila Bratja, Dr. Enida Godime, Dr. Julinda Cilingiri dhe Msc. Xhensila Lluka.
Panelin e studiuesve i bashkangjiten dy përkthyese të nderuara të letërsisë për fëmijë, mikeshat e përbetuara të fëmijëve, Sofiana Filipi dhe Ljebjana Braho.
Dhe, qershia mbi tortë, do të jenë fëmijët e klasave të treta, të katërta dhe të pesta të qytetit të Durrësit, që do të bilbilojnë për Toninon dhe Andin, Gjysh Oktavianin dhe gjyshe Teodolinën, Zonjën Finks dhe…
… nëse doni detaje të mëtejshme, Ju mirëpresim!
Do të jetë edhe Alfonsina! 🤫

E enjte, 22 maj, ora 10.00, Salla e Konferencave!

Date

22/05/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart