Konkursi “Gjerdani i arte” te TKOB

đŸ‡ŠđŸ‡±đŸŽ¶Ruajtja e muzikĂ«s sonĂ« tradicionale dhe tejçimi i saj brez pas brezi Ă«shtĂ« njĂ« detyrat e rĂ«ndĂ«sishme kombĂ«tarĂ« qĂ« Ansambli i KĂ«ngĂ«ve dhe Valleve Popullore ka. NjĂ« ndĂ«rthurje brezash, motivesh, traditash dhe risish, tĂ« harmonizuara tĂ« gjitha sĂ« bashku, e bĂ«jnĂ« Ansamblin unik nĂ« llojin ve vet. đŸŽ¶đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ€©

😍Dhe pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara vlerat tona kombĂ«tare, ju prezantojmĂ« me konkursin pĂ«r krijimtarinĂ« muzikore “Gjerdani i ArtĂ«â€, pĂ«r Ansamblin e KĂ«ngĂ«ve dhe Valleve Popullore.
NĂ«pĂ«rmjet kĂ«tij konkursi TKOBAP synon promovimin e krijimtarisĂ« muzikore nĂ« vend, si dhe mbĂ«shtetjen e muzikĂ«s sonĂ« tradicionale, nĂ«pĂ«rmjet materialeve tĂ« reja muzikore, qĂ« bazohen te tradita, dhe sjellin risi. ✹

🏆Tre veprat mĂ« tĂ« mira do tĂ« vlerĂ«sohen me 3 çmime, ndĂ«rsa 10 krijimet mĂ« tĂ« vlerĂ«suara nga juria, pjesĂ«marrĂ«se nĂ« konkurs do tĂ« interpretohen nĂ« njĂ« koncert premierĂ« nga Ansambli i KĂ«ngeve dhe Valleve Popullore.

👉Kriteret e Aplikimit:

✹Konkursi Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r kompozitorĂ«t profesionistĂ« shqiptarĂ« nĂ« gjithĂ« hapĂ«sirĂ«n mbarĂ«kombĂ«tare qĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar studimet pĂ«r kompozicon, pa kufizim moshe.

2. Çdo kompozitor lejohet tĂ« paraqesĂ« 2 krijime pĂ«r kor “a capella”

3. Partiturat duhet të jenë të notizuara me kompjuter dhe të paraqiten në format elektronik.

4. Në dosjen e aplikimit, përveç partiturave të krijimeve paraqitet edhe një CV e kompozitorit si dhe diploma e studimeve për kompozicion.

5. Krijimet muzikore duhet të jenë të mbështetura mbi motive popullore këngësh nga gjithë hapësira mbarëkombëtare.

6. Kohëzgjatja e krijimit të jetë nga 3-5 minuta

👉PĂ«r mĂ« tepĂ«r detaje nga ky konkurs, vizitoni webin tonĂ«.

Date

15/12/2023 - 18/01/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

08:00 - 18:00
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart