Konkursi i fotografisë – Wiki Loves Monuments 2026

Wiki Loves Monuments 2026 ka filluar!

A ke një fotografi të bukur të një kalaje, ure, monument kulti, shtëpie tradicionale apo zonë arkeologjike në Shqipëri ose Kosovë?

Tani është momenti për ta ndarë me botën. 🌍

Wiki Loves Monuments është një nga konkurset më të mëdha të fotografisë në botë dhe synon të dokumentojë trashëgiminë kulturore në Wikimedia Commons.

🏛️ 1-30 shtator 2026
📍 Shqipëri & Kosovë
📸 Pa limit fotografish
🏆 Çmime deri në 300 € në secilin vend

Këtë vit kemi një fokus të veçantë te fortifikimet: kalatë dhe kështjellat.

Nuk ke nevojë të jesh fotograf profesionist. Mjafton të marrësh aparatin ose telefonin dhe të fotografosh një monument të mbrojtur.

Fotografitë më të mira nga Shqipëria dhe Kosova do të vazhdojnë më tej në garën ndërkombëtare.

Merr pjesë (linku dhe në bio)👇

https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Monuments_in_Albania_%26_Kosovo_2026

Date

01 - 30/09/2026
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.