Konkursi “Pyet gjysherit” nga “IDMC Albania”

A jeni gati të zbuloni dhe të ndani me ne histori vendesh të harruara ose të panjohura në Shqipëri?
🎉 IDMC sjell për ju edicionin e 6️⃣ të konkursit #PYETGJYSHËRIT, i cili këtë vit vjen me moton “Më Trego Shqipërinë Tënde”.
Nëpërmjet këtij konkursi, të rinjtë të moshës 14-21 vjeç kanë mundësinë jo vetëm të zhvillojnë dhe të thellojnë njohuritë e tyre për historinë dhe kulturën e Shqipërisë, por edhe të mësojnë si të hulumtojnë, të analizojnë dhe të shprehin idetë e tyre në mënyrë krijuese.
Konkursi “Më Trego Shqipërinë Tënde” synon të fokusohet në vendet që lidhen me historinë e Shqipërisë, sidomos ato që kanë rëndësi gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe pas rënies së saj, si dhe në periudhën prehistorike, etj.
Për orientimin tuaj këtu gjeni disa sugjerime se ku të kërkoni:
🔹️Vendet Arkeologjike Prehistorike
🔹️Objekte kulti
🔹️Bunkerë dhe objekte nga koha e Luftës së Ftohtë:
🔹️Burgjet dhe Kampet e Internimit.
🔹️Vende me rëndësi historike pas vitit 1991
🔹️Ndërtesa historike
🔹️Zona të rindërtuara dhe të zhvilluara pas diktaturës
🔹️Vende historike kontroverse që lidhen me Luftën Nacionalçlirimtare
2 kategori 🖊📖 🎥🎬📸
📖 Punimet në formë të shkruar – Ese dhe Reportazhe, të cilat duhet të jenë të shoqëruara me dokumenta arkivorë, foto etj.
🎬Punime multimediale – Video, Podcaste dhe Projekte Audio-vizuale
🏆 7 ÇMIME
👉🏻Për të gjithë të rinjtë të grupmoshës 14-21 vjeç
🤓Punime INDIVIDUALE
🗣 Afati i fundit për të dorëzuar punimet – 28 janar 2024
➡️ Formulari i regjistrimit dhe shprehjes së interesit:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdGMKtDl9kAmy5jo8dmuylyMh5rjizwWOeIyuuEbqYqbzkXSw/viewform?usp=sf_link
#idmc #pyetgjyshërit #aplaceinalbania #showmeyouralbania #mëtregoshqipërinëtënde

Date

20/11/2023 - 28/01/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

08:00 - 19:00
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart