“Kronikë në festë” në Gjirokastër
Fundjavën e ardhshme, të ftojmë në Gjirokastër 🤍
KRONIKË NË FESTË
është Festivali që kujton Ismail Kadarenë ✍️
17-18 Korrik
Mikpritja e Pazarit të Gjirokastrës
do të ndërthuret me veprat “Kristal” të Kadaresë 💎
Disa kategori aktivitetesh, na njohin me vendet e përmendura në shkrimet e tij, me tekstet e bëra skenar edhe film, me punëtori që na lejojnë të krijojmë mbi të, me muzikë, ecje, e frymëzim…
Imagjinoni Qafën e Pazarit, që kumbon me penën poetike të Ismail Kadaresë… ose, mos e imagjinoni, por ejani vetë edhe shijojeni! 🥰