Kuçova International Indipendent Film Festival
KUÇOVA NË SKENËN E KINEMASË BOTËRORE!
Nga 13 deri më 18 tetor 2026, Kuçova do të mirëpresë Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Filmit Independent – një aktivitet i veçantë kulturore për qytetin dhe Shqipërinë. 🎥
Mbi 3,070 filma nga më shumë se 120 shtete kanë aplikuar për të qenë pjesë e festivalit, por vetëm 80–100 prej tyre do të kualifikohen për fazën finale. 🎬🏆
Për gjashtë ditë, Kuçova do të jetë një pikë takimi e kinemasë ndërkombëtare, duke sjellë histori, kultura dhe krijimtari nga të pesë kontinentet dhe duke e vendosur qytetin në hartën e festivaleve ndërkombëtare të filmit.
Ky festival organizohet nga Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Production Cinemania dhe Open Vision, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. 🎬
🎥 Një festival i madh për Kuçovën.Një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë!🇦🇱 @cinemaniamaniaekinemase @pushtetivendor @mtks.gov.al