Laborator Filozofie për fëmijë te Librari “Valentini” Tiranë
Vijojmë me Tetorin e Librit. Takimi i gjashtë dhe i fundit i “Të mërkurave me Platonët e Vegjël”: Laborator Filozofie për Fëmijë! Regjistroni fëmijët tuaj!
“Platonët e Vegjël” është një program leximi dhe krijimtarie për fëmijë 7–10 vjeç, i cili i fton fëmijët të afrohen me librin në një mënyrë të lirshme, krijuese dhe bashkëbiseduese.
Në takimin e gjashtë do të lexojmë dhe bashkëbisedojmë rreth librit “Profesor Frojdi flet me peshqit” nga seria “Platonët e Vegjël”, botuar nga Papirusi.
Ky është një program i Ministry of Production, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
📅 Takimi i gjashtë zhvillohet të mërkurën, 28 tetor, në orën 18:00.
📍 Në Librarinë Atë Zef Valentini.
Prindërit mund t’i regjistrojnë fëmijët për të ndjekur të gjithë programin prej gjashtë takimesh ose të përzgjedhin vetëm datat në të cilat dëshirojnë të marrin pjesë.
🔗 Regjistrimi bëhet në link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeflRw03mZaU9b3HQDD5JctrZQ_CmB5Xo10ZWZ1ujrOMwRHKQ/viewform