“Lexojmë autorët tanë – Luljeta Dano” te “COD Kryeministri”
Në prag të festës së 1 Qershorit, Qendra për Hapje dhe Dialog #COD do të organizojë takimin e radhës së projektit “Lexojmë autorët tanë”, ku e ftuar do të jetë autorja e letërsisë për fëmijë Luljeta Dano me librin “Në shpellën e kreshnikëve”.
Aktiviteti do të zhvillohet me pjesëmarrjen e veçantë të piktores së librave me ilustrime Anila Zajmi – Katanolli dhe të nxënësve nga “Shkolla e Kuqe”.
🗓 31 maj 2023
⏰ 10:00
📍 Biblioteka e Kryeministrisë