Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Libri “Nevojtorja” nga Ina Baqoshi

“Nevojtorja” nuk pyet më çfarë fshihet pas një dere.
Ajo hyn brenda saj.
Dhe dera mbyllet nga brenda.

Këtë herë horrori nuk është një përbindësh, as një vrasje, as një fantazmë klasike.
Është trup i lagur nga kujtesa.
Është një vajzë që flet me muret.
Është uji që nuk pastron mëkatin, por e ruan atë në pllaka të ftohta.

Në “Nevojtorja”, fabula nuk ecën drejt shpëtimit.
Ajo sillet në qarqe, si ujë që vërtitet në një lavaman të bllokuar.
Një trilogji rrëfimesh që copëtohen në monologë.
Një novelë që merr frymë si teatër.
Një monodramë ku personazhi kryesor nganjëherë duket se po rrëfen, e nganjëherë po rrëfehet.

Drama lind aty ku njeriu mbetet vetëm me zërin e vet.
Dhe zëri fillon të mos tingëllojë më njerëzor.

Ka dhoma pa dritare.
Pasqyra që nuk japin fytyrën e saktë.
Trupa që mbajnë erë klori dhe pendese.
Dashuri të kalbura në heshtje.
Dhe një ndjesi se diçka ka ndodhur aty brenda… shumë kohë para se lexuesi të hapë librin.

“Nevojtorja” është horror psikologjik i shkruar si poezi e sëmurë.
Një vend intim ku turpi, dëshira, frika dhe feminiteti zhvishen ngadalë deri në kockë.
Jo për të tronditur me gjak —
por me njohje.

Sepse tmerri më i madh nuk është ajo që fshihet në errësirë.
Është momenti kur errësira të njeh me emër.

Me 11 maj në duart e juaja miqë dhe miqe!
@sorso_tirana

Date

11/05/2026

Location

"Sorso", Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.