Live set nga DJ Ivi Abazi te SOMA VINYL STATION
Nesër dj set nga Ivi Abazi ⭐️
Ivi Abazi, e nisi lidhjen me muzikën që në fëmijëri, duke krijuar ritme dhe tinguj që në moshën dyvjeçare. Që prej fundit të viteve ’90, ai është pjesë aktive e skenës underground shqiptare, duke ndërtuar ndër vite një identitet artistik unik, të pavarur dhe të pandikuar nga rrymat komerciale.
I njohur për setet intensive dhe energjinë e veçantë, Ivi Abazi krijon eksperienca muzikore që lëvizin mes ekstazës dhe melankolisë, duke ndërthurur intuitën, eksperimentimin dhe një qasje krejt personale ndaj tingullit.
Shihemi nesër ♥️
Date
- 17/09/2026
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- "Soma Vinyl Station" Tiranë