Magjia e fjalës poetike – Takim me poeten Zamira Agalliu
Magjia e fjalës poetike | VLORË
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog në kuadër të ciklit të takimeve “Magjia e fjalës poetike” ka kënaqësinë të ketë të ftuar poeten Zamira Agalliu, e cila do të flas mbi krijimtarinë e saj poetiko-letrare. Znj. Agalliu e ka kultivuar pasionin e saj letrar që në moshën 12 vjeçare, kur ka nisur t’i formalizojë në letër ndjesitë dhe botkuptimin e saj për gjithçka e rrethonte. Ka botuar disa vëllime 📚 me poezi: “Zemëruar me Apostujt”, “Mall i Arratisur”, “Zjarri i Erës” etj. Poezinë, poetja Agalliu, e konsideron si ditarin e jetës së saj.
Ju mirëpresim!
📍 Biblioteka “Shevqet Musaraj”
🗓️ 20 shtator 2024 | ⏰ ora 13:30
Date
- 20/09/2024
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Biblioteka "Shefqet Musaraj" Vlore