Masterclass “Jazz & Folk” te Universiteti i Arteve
Në vazhdim të ciklit vjetor me Master Class-e për muzikën Jazz, vjen në auditorët e Universitetit të Arteve kitaristi i Jazz-it dhe Lektori i Fakultetit të Muzikës i Universitetit të Prishtinës, Driton Bejta.
Aktiviteti zhvillohet ditën e mërkurë më 1 Shkurt, 2023, Ora 17:00 tek “Salla e Pedagogëve – Ibrahim Madhi”.
Pedagogu Driton Bejta do të zhvillojë një Master Class me temë “Jazz & Folk”. Në këtë takim pedagogu do të prezantojë përmes kitarës së tij Jazz-in me veçoritë stilistike dhe të përbashkëtat me folkun tonë.
Driton Bejta është i diplomuar në Suedi për Jazz kitarë dhe Pedagogji. Karriera e tij koncertale është e pasur. Dritoni njihet si një ndër muzikantët më të spikatur të Jazz-it në Kosovë dhe më gjerë. Ky Master Class organizohet nga Departamenti i Interpretimit dhe Pedagogu i Jazz-it të këtij departamenti, Gent Rushi.