Mbrëmja Letrare “Letërsia Shqipe në Çeki” te “Shtëpia Studio Kadare” Tiranë
Shumë entuziastë të nisim projektin “Marrëdhëniet Letrare Shqiptaro-Çeke” në bashkëpunim me Ambasadën Çeke, me Mbrëmjen Letrare “Letërsia Shqipe në Çeki”, e cila do të organizohet të enjten, dt.13 korrik, ora 19:00, pranë Shtëpisë Studio Kadare.
Të ftuar special do të kemi Z. Premysl Vins, përkthyes, dhe pedagog i Historisë dhe Letërsisë Shqipe në Departamentin e Studimeve Sllave dhe Ballkanike në Universitetit e Karlit, Pragë.
Kjo ngjarje është e para e një serie seminaresh dhe takimesh rreth letërsisë shqipe dhe asaj çeke.
Ju lutem, konfirmoni prezencën tuaj, pasi vendet janë të limituara!