Mbrëmje nën tingujt e kitarës në Peshkopi
Mbrëmje nën tingujt e kitarës në Peshkopi
Më 3 tetor, ora 18:00, përballë Pallatit të Kulturës në Peshkopi, do të zhvillohet koncerti live “Mbrëmje nën tingujt e kitarës”.
Në program do të interpretohen këngë të njohura nga Elita 5, Scorpions, Alban Skënderaj, Ylli Limani e të tjerë, nga një grup këngëtarësh dhe instrumentistësh të rinj.
Drejtues artistik: Ermal Lushi.
Organizuar nga Qendra Alfa Omega, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Dibër.