Mbrëmje poetike për Teodor Keko në Durrës
Ju ftojmë të merrni pjesë në Mbrëmjen Poetike kushtuar Teodor Kekos, një aktivitet që sjell në vëmendje krijimtarinë e një prej zërave më të veçantë të letërsisë shqipe, përmes interpretimit skenik të aktorëve.
🎭 Interpretojnë: Mimoza Marjanaku, Ervin Doko, Era Çaushi, Romir Zalla, Adelina Muça, Jaho Guma, Suela Bako, Marvin Tafaj dhe Alesia Xhemalaj.
Regjisore: Andia Xhunga
🗓 6 gusht 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Muzeu Etnografik
Një mbrëmje e dedikuar poezisë, kujtesës dhe fuqisë së fjalës artistike, në nderim të veprës dhe trashëgimisë letrare të Teodor Kekos.
Jeni të mirëpritur!